Policia më shumë prezente në terren pas vrasjeve të para të janarit

Policia shqiptare fillon kontrollet për kapjen e personave me precedentë penalë, për shmangien e konflikteve jashtë dhe në familje. Pas vrasjeve që shoqëruan këtë fillimvit, blutë kanë filluar operacione në shkallë vendi. Kontrollet janë përforcuar në akset rrugore, dhe gjatë lokaleve të natës të cilat frekuentohen nga persona me precedentë penalë. Kontrolle në Tiranë, Lezhë, Gjirokastër, Elbasan, Korçë, Fier, Vlorë, Berat, Durrës, Shkodër, Kukës, Dibër dhe Rinas. "15 persona në kërkim; 11 për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor; 3 për dhunë në familje; 6 për trafikim të lëndëve narkotike, 3 persona nga Sektori kundër Krimit Ekonomik e Financiar; 2 për kundërshtim të forcave të policisë; 7 persona në flagrancë duke vjedhur; 3 për armëmbajtje pa leje. Si dhe janë plotësuar 10 kërkesa padi për urdhër mbrojtjeje” shkruan policia në komunikatë. Gjithsej rreth 50 persona janë shoqëruar në komisariat.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet