Rrahu të bijën, arrestohet babai

Arrestohen në flagrancë dy shtetas për “Dhunë në familje” Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Librazhd bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: Besnik Zika, 26 vjeç banues në Durrës. Arrestimi i tij, u bë pasi, në fshatin Përvallë për shkak të konflikteve të pronësisë dyshohet të ketë tentuar të djeg me benzinë banesën e xhaxhait të tij, shtetasit M.Z., 70 vjeç dhe më pas dyshohet ta ketë goditur me thikë. Shtetasi M.Z., pasi mori ndihmën mjekësore në spitalin e Librazhdit, u largua në banesë.

Gjithashtu dyshohet të ketë goditur me grushta bashkëshorten e xhaxhait shtetasen I.Z., 63 vjeçe dhe nusen e djalit të xhaxhait shtetasen A.Z., 36 vjeçe banuese në fshatin Përvallë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Dhuna në familje" dhe “Shkatërrimi I pronës me zjarr, mbetur në tentativë” parashikuar nga nenet 130/a/3, 151 dhe 22 të Kodit Penal. Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Gramsh, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: Gazment Taçe, 45 vjeç banues në fshatin Lenie.

Arrestimi i tij, u bë pasi në fshatin Kodovjat, në gjëndje të dehur dyshohet të ketë kanosur vjehrrën shtetasen M.H., 79 vjeçe banuese në fshatin Kodovjat. Gjithashtu dyshohet të ketë dëmtuar me xham vajzën e tij, shtetasen J.T., 19 vjeçe. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Dhuna në familje" parashikuar nga nenet 130/a/2/3 i Kodit Penal. /Komunikate/

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet