Sarandë, shpërthejnë ujërat e zeza: largohen pushuesit

Pushuesit janë larguar për shkak të ndotjes së ujit, nga shpërthimi i ujërave të zeza. Ngjarja ka ndodhur në Sarandë në rrugën "Turizëm - Kanali i Cukës". Kjo situatë ka rënduar trafikun rrugor, aq sa është kërkuar ndërhyrja e forcave të policisë. "Drejtuesit e bashkisë duhet të marrin masa përpara këtyre situatave", shprehet një qytetare. Sipas drejtuesve të ujësjellësit shkak për këtë situatë është bërë prishja e tubacionit të presionit të ujërave të zeza, që i çon mbetjet tek ligatina. "Po punojmë për të meremetuar dhe për ta sjellë në gjendje normale", thotë Kreu i ujësjellësit të sarandës.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet