Sekuestrohen 1.3 Ton kanabis

1.3 Ton kanabis u kapën gjatë 24 orëve të fundit nga policia. Ngjarja ndodhi në dy aksione, një në ujëra ndërkombëtare, tjetri në Akërni të vlorës. Operacioni i parë nisi në shtunën nga Delta Forcë në bashkëpunim me Guardia di Financën, ku u sekuestruan rreth 650 kg lëndë narkotike në ujrat ndërkombëtare dhe u kapën dhe u ndaluan dy shtetas që po e transportonin. Operacioni mësohet se ka vijuar me krehjen e zonës ku dyshohet se është nisur gomonia që u sekuestrua me lëndë narkotike. Droga u gjet pranë ”hidrovorit” në Akërni të Novoselës, e fshehur në një zonë pyjore. Janë gjetur dhe sekuestruar dhe 48 bidona me benzinë me nga 60 litra secili edhe një mjet tip furgon i markës ”Iveko”, bosh. Sipas policisë së Shtetit, operacioni është në vijim.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet