Reagon Basha për sekuestrimin e 2.3 Ton drogë:
''Ky në fakt është projekti PS+''

Një shqiptar 24 vjeçar dhe një shtetas italian kanë përfunduar në pranga, ndërsa policia italiane sekuestroi 2.3 Ton marijuanë dhe 625 litra benzinë. Lënda narkotike është gjetur në ujërat detare mes Kroacisë dhe Malit të zi. Guardia di Finanza ka sekuestruar lëndën narkotike në zonën e San Benedetos. Në pranga kanë rënë shtetasi shqiptar rezident në Itali K.D, 24 vjeç dhe shtetasi italian R. A. 63 vjeç. Te dy u arrestuan nga policia ne kohen kur beheshin gati te transportonin drogen me nje furgon. Hetimet vazhdojnë.

Ka reaguar dhe kreu i PDsë pas sekuestrimit të drogës. "Ky në fakt është projekti PS+ i shpallur prej tij", shkruan Basha në Facebook.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet