Sekuestrohen në Tiranë 155 kg kanabis, 3 në pranga

Droga u gjet në makinën e të arrestuarve, një në kërkim

Sekuestrohen 155 kg kanabis, arrestohen tre persona, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. Policia e Tiranës ka bërë rë mundur kapjen e Kejvin Vathit 23 vjeç, banues në Tiranë, Gëzim Laçit 26 vjeç dhe Arian Laçit 23 vjeç të dy banues në Krujë. Ndërsa u shpall në kërkim M.K. 32 vjeç banues në Krujë.

Sipas një njoftimi për shtyp të policisë mësohet së në rrugën “Skënderbeu” gjatë kontrollit të ushtruar në automjetet tip “Audi” dhe ” Golf 4″ që këta persona lëviznin u gjet dhe sekuestrua 155 kg kanabis. Gjithashtu u sekuestruan 13100 lekë, 2 automjete dhe 4 telefona celular.

Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime te mëtejshme hetimore per veprat penale te “Prodhimit dhe shitjes se lendeve narkotike ne bashkëpunim” parashikuara nga neni 283/2, te Kodit Penal.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet