Shisnin drogë në shkollat e Tiranës, arrestohen

Në pranga katër persona, sekuestrohen 23 doza kanabis

Goditet një grup që shpërndante lëndë narkotike në afërsi të shkollës, ku janë vënë në pranga katër persona. Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.1 kanë arrestuar Kristjan Karaxhukun, Sulltan Rrapin, Ervis Shehun dhe Petrit Ndocin sepse në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kryenin aktivitetin e kundërligjshëm të shitjes së kannabis sativa pranë shkollave të mesme në qytetin e Tiranës. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar atyre u janë gjetur dhe sekuestruar 20 doza kannabis sativa e ndarë në porcione, gati për t'u shitur. Gjithashtu gjatë kontrollit në banesën e Petrit Ndocit, u gjetën e bllokuan 3 doza të dyshuara me lëndë narkotike të llojit kannabis sativa, 1 patentë italiane e falsifikuar, 1 dokument, tesera sanitaria dhe 1 kartë identiteti.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet