Shkodër, gjendet trupi i pajetë i 26-vjeçarit në një kanal kullues

Është gjetur në Shkodër, mesditën e djeshme një trup i pajetë i një të riu në një kanal kullues. Kjo ngjarje u zbulua nga kalimtarë të rastësishëm. Menjëherë pas njoftimit të policisë, trupi është dërguar në morgun e Spitalit Rajonal Shkodër. Në trup nuk janë gjetur shenje dhune ndërsa policia konfirmon se i riu nuk ka patur konflikte të hapura me njeri. Shtetasi është Ramazan Bruli, 26 vjeç. Mesohet se Bruli kishte problem mendore dhe ishte përdorues i alkolit. Shkak i vdekjes dyshohet të jetë mbytja në ujë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet