Shpërndanin drogë në Itali, kapen shqiptarët. Ja emrat

Në sajë të një operacioni të mbajtur në Milano dhe Como prej disa javësh, policia italiane ka mundur të vërë në pranga 3 shtetas shqiptarë. Edison Proshka, 27 vjeç, Jurgen Verbofshi, 19 vjeç dhe Agrim Proshka, 36 vjeç u arrestuan pasi gjatë kontrollit në një banesë në Mariano Comese ku mbërritën të tre bashkëpunëtorët, u gjet 7 kg kokainë, 5 kg heroinë tre armë zjarri dhe municione. Shqiptarët ishin pjesë e një bande që shpërndante kokainë dhe heroinë në Milanno, Como dhe qytetet të tjera të italisë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet