Shpërndanin drogë në shkolla, arrestohen 3 persona

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 3 persona të cilët shpërndanin drogë afër shkollave. Kanë rënë në pranga shtetasit Isuf Haka, Jurdjan Kondil dhe Armando Durishti, të cilët shpërndanin lëndë narkotike pranë gjimnazeve.

“Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në drejtim të goditjes së veprimtarisë së kundraligjshme në fushën e narkotikëve, ka rezultuar se shtetasit Jurdjan Kondili dhe Isuf Haka në bashkëpunim me njëri- tjetrin, kryenin aktivitetin e kundraligjshëm të shitjes së vazhdueshme të lëndëve narkotike të dyshuar të llojit “Cannabis Sativa” pranë shkollave 9- vjeçare dhe të mesme, duke përdorur banesën e shtetasit Armando Durishti”.

Gjatë kontrollit fizik në rrugën “Frederik Shiroka”, në afërsi të një shkolle, shtetasit Isuf Haka iu gjet dhe sekuestrua një sasi prej 10 dozash lëndë e dyshuar narkotike e llojit “Cannabis Sativa”. Gjithashtu gjatë kontrollit në një banesë të marrë me qira nga shtetasi Armando Durishti në rrugën “Frederik Shiroka”, në afërsi të një shkolle iu gjet dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: Një sasi prej 58 (pesëdhjetë e tetë) doza qese farmaceutike brenda së cilës gjendet lëndë e dyshuar narkotike e llojit “Cannabis Sativa”.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet