Shpërthim në dyqan celularësh, një i plagosur

Policia: Pronari 34-vjeçar ka qenë duke punuar kur ndodhi ngjarja

Një shpërthim trondit Tiranën. Ngjarja ka ndodhur në një dyqan për riparimin e celularëve në rrugën "Qemal Guranjaku".

Nga informacionet paraprake mësohet se është plagosur rëndë një person. Sipas një njoftimi për shtyp të policisë mësohet se dyqani i celularëve është në pronësi të shtetasit G.H., 34 vjeç, i cili ishte duke punuar dhe në punë e sipër ka ndodhur një shpërthim nga lëndë ende e papërcaktuar. Si pasoje është dëmtuar shtetasi G.H i cili u transportua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Nga shpërthimi sipas policisë ka dhe dëme materiale. Policia bën me dije se paraprakisht shtetasi G.H ishte duke punuar në dyqanin e tij dhe derën e jashtme e kishte të mbyllur dhe shpërthimi ka ndodhur ne tavolinen e punes. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe të përcaktimit të lëndës që ka shpërthyer.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet