Shpërthimi në dyqanin e celularëve, pranga pronarit

Policia e Tiranës po heton grupin që montonte mina me celularë

Policia arreston në dhomën e spitalit 34-vjeçarin Gentian Hoxha i cili mbeti i plagosur nga shpërthimi një ditë më parë në dyqanin e celularëve. Hoxha, i cili ishte pronari i dyqanit të celularëve u arrestua për armëmbajtje pa leje. Një ditë më parë grupi hetimor gjeti 3 detonatoret dhe sekuestroi nje laptop dhe disa celularë qe mendohet se 34 vjeçari Gentian Hoxha, do t'i montonte. Pas shpërthimit, policia ushtroi disa kontrolle në zonën e “Ali Demit”, ku mendohet se janë larguar edhe pjestarët e tjerë të rrjetit që mendohet se merrej me prodhimin dhe shitjen e minave të telekomanduara me celular.

Shpërthimi ndodhi në orën 11.00, pranë Institutit të Higjenës, ndërsa Hoxha e kishte mbyllur nga brenda derën e dyqanit dhe mendohet se diçka shkoi keq për 34-vjeçarin. Nga shpërthimi ai humbi gishtat e duarve dhe ka dëmtime të shumta në sy.

Dëshmitarët dëgjuan shpërthim të fuqishëm, ndërsa policia tha paraprakisht se nuk është vendosur lëndë plasëse në servisin e celularëve dhe shpërthimi ndodhi kur Hoxha ishte në tavolinën e punës. Në këto ambiente ishte edhe një person tjetër, i cili mbeti i lënduar lehtë. Policia po heton per zbulimin e ketij grupi dhe personat qe do merrnin keto lende plasese.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet