Tenton të kalojë drejt greqisë 2 pako me heroinë. Arrestohet Elton Ferko

Mbrëmjen e djeshme është vënë në prangat e policisë një shtetas shqiptar pasi është kapur me pako heroinë në trup gjatë tentativës për ta kaluar në territorin grek. Shtetasi Elton Ferko 37 vjeç banues në Fier i kishte fshehur pakot e kokainës dy në trup dhe një në çantë.

Pas procedurave të kryera në sistemin TIMS nga punonjësit e policisë Kufitare Kakavije, autobuzi është kaluar në vijën e dytë për një kontroll më të imtësishëm, ku u zbulua edhe shtetasi i sipërpërmendur me lëndë narkotike. Pesha totale e lëndës narkotike rezultoi 1 kilogramë e 520 gramë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet