Tiranë, të shtëna armësh plagoset efektivi i policisë

Një efektiv policie ka mbetur i plagosur mbrëmjen e djeshme në Tiranë, për shkak të një konflikti. Ngjarja ndodhi në rrugën Kongresi i Lushnjes, tek ish-parku i autobuzave në orën 19:35. Shtetasi Ermal Bregu, 33 vjeç, punonjës policie i Komisariatit të Policisë Nr 1 Tiranë ka qenë jashtë shërbimit kur ka mbetur i plagosur. Ai ka debatuar me dy shtetas banorë të lagjes, por në konflikt e sipër njeri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri ku ka plagosur Bregun. Polici ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë te rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet