Trafiku i armëve me postë: Çullhaj pranon të ketë bërë porosinë

Autori i dytë i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të armëve është identifikuar sot, bën të ditur policia. Bëhet fjalë për 42 vjeçarin Neritan Faria, banues në Shijak (Durrës), fqinj më Sajmir Cullhajn, 32, i arrestuar ditë më parë. Këtij të fundit iu gjetën dhe 250 gr marijuanë. Ai dyshohet si kreu i grupit të pakove të armëve nga Shqipëria në Britaninë e Madhe. Ndaj tij ka dëshmuar sot edhe i arrestuari Çullhaj, i cili ka deklaruar se ishte ai që i kishte dhënë porosi për të dërguar pakot në postë. Policia zbardhi trafikun e armëve në aeroportin e Rinasit, në një operacion të koduar Delivery. Armët u zbuluan gjatë skanimit të tre pakove, dhe ende nuk dihen pronarët. Prokurorët e krimeve të rënda po merren me dosjen e trafikut ndërkombëtar të armëve.

.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet