Tre shqiptarë në pranga me 12 kg kokaine e 114 mijë euro

Policia italiane ishte në ndjekje të tyre prej disa kohësh

12 kilogramë kokainë dhe 114 mijë euro janë sekuestruar nga policia italiane, ndërkohë që për këtë sasi droge janë vedosur në pranga tre shqiptarë.

Sipas mediave italiane mësohet se policia ishte në ndjekje të dy makinave me shqiptarë që nga parkingu i një supermarketi në Romano dhe i ndoqën deri në shtëpinë e një shqiptari, i cili është denoncuar nga autoritetet së bashku me të fejuarën. Sipas policisë, aty do të bëhej shkëmbimi i drogës.

Por, pas ndërhyrjes së policisë u bë e mundur arrestimi i shqiptarëve dhe sekuestrimi i parave si dhe kokainës që ishte ndarë në 10 pako të ndryshme. Pas disa kontrolleve në shtëpi, policia zbuloi gjithashtu disa materiale të fshehura në garazh, që sipas tyre shërbenin për të mbështjellë drogën. Megjithatë policia ende nuk ka bërë të ditur emrat e shqiptarëve, të cilët janë të moshës nga 24 deri në 40 vjeç. Ndërkohë sipas mediave, nëse droga do të shitej në treg do të arrinte vlerën e qindra mijëra eurove.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet