''Trekëndëshi'' kap shpërndarësit e heroinës në Berat

Policia arreston tre persona, mes tyre dy 17-vjeçar

Tre persona janë vënë në pranga nga policia e Beratiti sepse akuzohen për shpërndarje të lëndëve narkotike të llojit heroinë. Operacioni i quajtur "Trekëndëshi" ka dërguar në qeli Klajdi Balla, 22 vjeç si dhe dy 17-vjecar. Arrestimi i tyre u krye pas sinjalizimeve në rrugë operative. Sipas një njoftimi për shtyp mësohet se gjatë kontrollit të automjetit u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 12 gramë heroinë. Gjithashtu gjatë kontrollit fizik Klajdi Ballës iu gjet një sasi prej 0.5 gramë drogë. Materialet i kaluan prokurorisë së Beratit për veprën penale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet