Tritol dentistit, policia: vetëm dëme materiale

Shpërthim pranë një klinike dentare në Shijak. Lajmin e konfirmon policia e cila shton se ngjarja ka ndodhur orët e mbrëmjes së kaluar. Për shkak të shpërthimit janë thyer xhamat e derës hyrëse të klinikës dentare, në pronësi të shtetasit me iniciale A.L 33 vjeç. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorit të saj. Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale” Shkatërrimi I pronës me eksploziv” parashikuar në nenin 152 të Kodit Penal.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet