Vdekja e adoleshentes ruse, ndoshta nga mjeti lundrues

Vijojnë hetimet për të zbuluar shkaqet e vdekjes së adoleshtes ruse në vendin e quajtur '3 Ishujt' Ksamil në Sarandë. Pista e parë e hetimit mund të jetë vdekja aksidentale. Pista e dytë është se ajo mund të jetë goditur nga një mjet lundrues. Prandaj janë shoqëruar disa persona që kanë mjete lundruese (skaf, motor uji) në atë zonë. Mjekësia ligjore tha se ishin parë prerje në trupin e vajzës, në bërryl dhe në shpatullën e majtë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet