Vdes në kantierin e ndërtimit 61 vjeçari, arrestohet supervizori

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Shkodër, ku një punëtor ndërtimi ka rënë nga kati i dytë i një ndërtese 3 katëshe dhe ka humbur jetën. Ngjarja ndodhi në lagjen ‘Guerriele’, është arrestuar administratori i ndërtimit. Policia ka arrestuar në flagrancë supervizorin e ndërtimit i cili ishte i paliçensuar. Bëhet fjalë për shtetasin Kol Pohja, 63 vjeç, banues në lagjen Perash, Shkodër. Sipas bluve të shkodrës gjatë punimeve në një objekt tre katësh në lagjen “Guerrile” Shkodër, është rrëzuar nga kati i dytë duke punuar shtetasi Xh. C. 61 vjeç, banues në lagjen Guerrile, i cili ka gjetur vdekjen. Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Punësimi i paligjshëm”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Shkelja e rregullave dhe mbrojtjes në punë”, parashikuar nga nenet 170/a, 180 dhe 289 të Kodit Penal.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet