Vdes në maternitetin e Kukësit nëna shtatëzën

Mjeku: Erdhi në gjendje të rëndë, fetusi ishte i vdekur

Vdes në maternitetin e Kukësit nëna dhe fëmija i saj. Sipas të dhënave mësohet se nëna 39- vjeçare e cila humbi jetën në maternitet së bashku me foshnjen e saj është paraqitur në spital me diagonozën fetus i vdekur.

Drejtori i spitalit të Kukësit ka sqaruar për mediat se "pacientja me inicialet N.P, 39 vjeçe u paraqit ne urgjencen e maternitetit Kukës, me dt 11.3. 2018 në gjendje të rëndë shëndetësore, me diagnozen fetus morti me laceracion dhe rupture te shprehur te uterusit".

Ai shprehet se pacientja u reanimua dhe u ndërhy menjëherë në sallën e operacionit nga ekipi i mjekëve gjinekologe, kirurgë dhe anestezistë reanimatorë, ku bënte pjesë edhe mjeku kirurg nga Tirana, i cili po jep shërbim në spitalin e Kukesit permes programit të bonusit.

Po sipas drejtorit të spitalit, pacientja ka tentuar disa herë në shtëpi të dëmtoje shtatëzaninë për shkak të problemeve sociale dhe është paraqitur në spital në gjendje të rëndë, me hemoragji.

"Gjatë ndërhyrjes kirurgjikale ka vijuar gjendja e rëndë e pacientes të cilës gjatë kësaj kohe i është dhënë 5 njësi gjak dhe 3 njësi plazëm por ka qenë pa puls periferik gjatë gjithë kohës" sqaron më tej drejtori i spitalit.

Pavarësisht përpjekjeve të mëdha të ekipit mjekësor nëna që po priste fëmijën e saj të shtatë ndërroi jetë në orën 01:30 të natës.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet