I vuri zjarrin pishave, arrestohet 65 vjeçari

Një 65 vjeçari banues në fshatin Gjon, Bulqizë, është arrestuar nga policia, ndërsa një tjetër po proçedohet në gjendje të lirë. 65 vjeçari Dylaver M. dyshohet se është autori i zjarrëvenies në fshatin Gjon, ku si pasojë është gjegur një sipërfaqe pylli prej 500 metra katror. Ngjarja kishte ndodhur në fshatin Lenë, më datë 24 Gusht. Policia e Dibrës ka filluar një proçedim penal dhe ndaj një minoreni me iniciale A.K, banues në Muhurr-Dibër. Proçedimi penal ndaj tij filloi pasi dyshohet të jetë autori i vënies së zjarrit më datë 24.08.2017 në fshatin Muhurr, Dibër, ku si pasojë është djegur një sipërfaqe pylli, rreth 10 dynym (dushk, shkurre).

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet