Vetëvaret biznesmeni, nuk dihet pse

Ende nuk dihen arsyet pse biznesmeni 54 vjeçar Shefik Bora, baba i dy fëmijëve, u vetëvra dje në darkë. Pronari i një biznesi në afërsi të parkut Rinia, u gjet nga familjarët e tij i vetëvarur rreth orës 21:30. I pyetur nga policia, i biri nuk ka qenë në gjëndje të japë një arsye pse i ati mori këtë veprim ekstrem. Bora njihej si njeri i qetë i komunikueshem në rrethin shoqëror dhe ende nuk dihen shkaqet që e çuan në këtë akt fatal për jetën. Burime jo zyrtare thonë se një shkak mund të jetë plani për prishjen e lokalit të tij për shkak të zgjerimit të rrugës, dhe një projekti që përfshin parkun Rinia. Policia vijon punën për zbardhjen e shkaqeve që e çuan në ketë vetëflijim 54 vjeçarin.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet