Vijojnë operacionet antikanabis në të gjithë territorin e vendit

Policia e Dibrës ka sekuestruar 3.25 kg lëndë narkotike kanabis e ndarë në 3 pako të mbështjellë me natriban, 1 armë zjarri Automatik dhe 25 fishekë. Droga, arma dhe municioni u gjetën gjatë kontrollit të ushtruar në një banesë. Operacioni “ Muzgu” çoi në pranga pronarin e banesësTomor Leshi, 40 vjeç, banues në fshatin Kastriot. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprat penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” dhe “Mbajtje pa leje e armëve luftarake”.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet