Vlorë, del në breg gomonia me 500 kg drogë

Në mëngjesin e sotëm një makinë tip fuoristradë është gjetur brenda në det në zonën e Plazhit të Vjetër në Vlorë. Makina është me targa italiane BG 64 3GX. Pak më vonë është gjetur gjithashtu edhe një gomone rreth 8 metra e gjatë. Nga kontrolli në gomone është gjetur lëndë narkotike e dyshuar rreth 500 kg. Dyshohet se kjo gomone kishte si synim transportin e lëndës narkotike për në shtetin fshinj Itali. Dyshimet e para lidhen me faktin se makina që u gjet e zhytur po trasportonte gomonen në det me karel. Por për shkak të motit të keq plani ka dështuar. Autorët kanë mundur të largojnë gomonen por jo makinën e cila u gjet nga policia.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet