Vlorë tritol për hakmarrje, në gjendje të rëndë i riu

Shtetasi Ines Hajrulla, u plagos rëndë si pasojë e shpërthimit të automjetit në ecje. Ngjarja ka ndodhur pranë godinës së Institutit të Sigurimeve Shoqërore në lagjen 'Hajro Çakërri'', tek Bishti i Kalldrëmit në Vlorë. Policia ka konfirmuar se në pjesën e përparme të makinës ishte vendosur një sasi tritoli rreth 300- 500 gramësh. Lënda plasëse ka qenë e pajisur me fitil të lidhur me motorin e mjetit. Përreth 70 metra makina ka ecur në flakë, në zonën ku kishte mjaft kalimtarë të cilët kanë përjetuar momente paniku. Mësohet se gjendja e 25 vjeçarit është e rëndë. Pas ndërhyrjes së parë kirurgjikale, djali ka humbur njërën këmbë, ndërsa ka dëmtime të mëdha edhe në kokë si pasojë e thyerjes së xhamave. Hajrulli ka qenë i arrestuar si i përfshirë në grabitjen e një kazinoje në shkurt 2013 ndërsa është arestuar edhe për armbajtje pa leje në dhjetor 2016. Policia e Vlorës ka ngritur një grup të posacëm hetimor për zbardhjen e këtij atentati.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet