Vodhën në grup 4 mln lekë në një banesë, arrestohet autori i tretë

Arrestohet edhe autori i tretë i vjedhjes së 4 milion lekëve (të reja) në një banesë në Fier në maj të këtij viti. Blutë vunë në pranga shtetasin Grei Merko, 20 vjeç, banues në lagjen “Mbrostar Ferko”. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vjedhje” . Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi në datën 20.05.2017, në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë të cilët janë ndaluar më parë nga shërbimet e policisë, kanë vjedhur shumën prej 40 milion lekësh (të vjetra) në banesën e shtetasit D.L, 48 vjeç, banues në lagjen “8 Shkurti”. Më herët policia ka bërë arrestimin e shtetasve Aris Zhavari 22 vjeç dhe S.K 15 vjeç.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet