Vodhi bluzën e trajnierit të futbollit në Kamëz, hetim të miturit

14-vjeçari vodhi edhe 4 topa futbolli të trajnierit 44-vjeçar

Vjedhja e 4 topave të futbollit si dhe dy bluza të stërvitjes së tranjerit të një skuadre futbolli shqiptare banues në Kamëz, kanë dërguar në ndjekje penale një 14-vjeçar.

Sipas një njoftimi për shtyp të policisë së Tiranës mësohet se janë referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor, për shtetasin me iniciale E.B, 14 vjeç, banues në Kamëz, sepse në rrugën "Berisha", ka vjedhur 4 topa futbolli dhe dy triko stërvitjeje, të cilat u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, të skuadrës me trajner G.D, 44 vjeç banues në Kamëz.

Pas denoncimit të trajnierit policia ka identifikuar të miturin i cili për shkak të moshës së vogël do të ndiqet në gjendje të lirë

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet