Vrasja e çiftit në Shkodër, mund të jetë kryer me pagesë

Vazhdon të mbetet ende mister autori, apo autorët, e vrasjes së çiftit në Lagjen "Naim Gjylbegu" në Shkodër. Viktimat, Boran Bercana, 30, me profesion ish polic dhe Silvana Ndoci, 25, bashkëshortja e tij. Të rinjtë u qëlluan me vdekje me breshëri plumbash. Ka shpëtuar mrekullisht nga plumbat i djali i çiftit, 2 vjeç, i cili u gjet nga policia në prehrin e nënës së tij, brenda në makinë.

Ngjarja: I riu kur ka parë autorin e krimit me armë në dorë është hedhur sipër të resë për ta mbrojtur me trupin e tij, por e reja nuk i ka shpëtuar plumbave. Fëmija i cili ka qenë në pjesën e pasme të makinës, i është afruar të nënës së vet, më pas duke qarë dhe policia e gjeti mbi prehër. Mbi çiftin janë derdhur mbi 20 plumba breshëri.

I riu ka punuar si inspektor krimesh në Pukë, në Policinë e Shkodrës dhe në forcat Shqiponja. Ai ka dhënë dorëheqjen në Janar të këtij viti, para fillimit të proçesit të Vettingut. Më pas shkoi në Spanjë për dy muaj, dhe më pas u kthye në Shkodër, ku qëndroi për tetë muaj, së bashku me gruan e tij. Shkaku i ngjarjes është ende i paditur, po mendohet se një konflikt i mundshëm mund të ketë qenë një prej tyre. Pak orë pas ngjarjes policia ka gjetur një mjet tip Benz të djegur, në Dobraç të Ri (në zonën e ByPassit të Shkodrës), rreth orës 10:31 minuta. Autorët mendohet se i kanë vënë flakën makinës për të humbur gjurmët e krimit.

Një pistë tjetër mund të jetë dhe ajo e vrasjes me pagesë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet