Vrasja për 80 mijë Euro, policia zbulon grupin kriminal

Shtatë vite më parë Mishel Prela kishte goditur më thikë 5 herë, Ervin Zallumin duke e lënë të plagosur rëndë. Ngjarja kishte ndodhur më 24 Shtator 2010, ndërsa Prela u arrestuar në Dhjetor të po atij viti. Gjykata e tiranës e dënoi më 7 vite burg, dhe pas apelimit që i bëri Prela në gjykatën e Apelit, duke i kërkuar ndryshimin e dënimit nga 'vrasje e mbetur në tentativë' në 'plagosje e rëndë me dashje'. Prela kishte pak muaj që kishte dalë nga burgu dhe atentati kundër tij ishte porositur për €80 mijë mbrëmjen e së enjtes, 20 korrik 2017, në rrugën 4 Dëshmorët. Vrasja mbeti në tentativë, pasi objektivi Mishel Prela, mbeti i plagosur. Këtë akt e kishte marrë përsipër një grup i struktruar kriminal.

Drejtori i policisë së Tiranës doli në një deklaratë për median ku deklaroi se ishte dokumentuar i gjithë mekanizmi i ngjarjes si dhe u arrestuan të gjithë anëtarët e grupit duke filluar nga porositësi, ekzekutori dhe përkrahësit pas kryerjes së krimit.

Porositësi i vrasjes ishte Ervin Zallumi, 30 vjeç, lindur e banues në Tiranë. Ky i fundit kishte paguar €80.000 shumë të cilën do t’ia jepte shtetasit Shkëlzen Buci dhe bashkëpunëtorve të tij. Buci, 34 vjeç, lindur në Peshkopi e banues në Tiranë, ka qenë në rolin e ekzekutorit. Atij iu gjet dhe sekuestrua arma e krimit tip pistoletë model 54 (TT). Bashkëpunëtorët Miklar Tola, 32 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i cili është bashkëpuntor në tentativën e vrasjes. Trim Hidri, 41 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i cili ka bërë të mundur largimin nga vendi i ngjarjes pas kryerjes së krimit, të autorëve të krimit. Ermir Tola, 22 vjeç, lindur në Peshkopi e banues në Tiranë, vëllai I Miklar Tolës, pjestar aktiv i këtij grupi kriminal. P

olicia deklaron se motivi i kësaj ngjarjeje “ishte hakmarrja”. Ndaj Mishel Preles u qëllua 8 herë me arme pistoletë por fatmirësisht vetëm dy plumba arritën ta kapin dhe Prela mbeti i plagosur. Materialet në ngarkim të këtyre shtetasëve do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme, për veprën penale të “Vrasje me paramendim mbetur në tentative, kryer në bashkëpunim” dhe “Armbajtje pa leje”, parashikuar nga nenet 78 /22/25 dhe 278, të Kodit Penal.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet