Vrau burrin, tenton të vetëvritet në burg

Mirela Buzalli, e dënuar me 16 vite burg për vrasjen e bashkëshortit, ka tentuar vetëvrasjen në burgun e grave. Sipas policisë, Buzalli, është gjendur në banjot e burgut nga ku është dërguar me urgjencë në spital pa ndjenja pasi kishte konsumuar një sasi të konsiderueshme klori. Pas marrjes së ndihmës së parë ajo ka kaluar rrezikun dhe është ridërguar në qeli. Në 2016 Mirela ka vrarë bashkëshortin me sëpatë ndërsa ai po flinte. Dëshmitar është bërë djali I madh I cili ka parë të ëmën ndërsa kryente krimin. Sipas deklaratës në polici Buzalli është shprehur se krimi erdhi si pasojë e një jete të vështirë më bashkëshortin pasi e keqtrajtonte dhe e dhunonte.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet