Çarjet në muret nuk e rrezikojnë kalanë e Gjirokastrës, Kumbaro inspekton situatën

Ministria e Kulturës Mirela Kumbaro ka inspektuar zonën e kalasë së Gjirokastrës për të parë se sa të rrezikshme janë për kalanë çarjet në muret e pjesës juglindore të saj. Bashkë me ministren vëzhgoi situatën edhe arkitekti Agron Doraci, një prej eksertëve që ka ndërhyrë në këtë kala disa vite më parë. Ministrja theksoi se këto çarje janë të vjetra, që në vitet 60, dhe se nuk kanë asnjë rrezik. Megjithatë Kumbaro paralajmëroi se situata po mbahet nën monitorim të vazhdueshëm, ndërsa po përgatitet një projekt për një ndërhyrje për të parandaluar çdo rrezik të mundshëm në Muret e Argjirosë.

“Inxhinierët janë duke punuar për të bërë projektin qoftë gjeologët, qoftë restauratorët, për të parë sesi do të ndërhyhet për fortifikimin dhe të parandalohet çdo avancim i mundshëm i këtyre krisjeve që nuk janë të reja e theksoj. Janë çarje të vjetra të viteve 60”.

“Nuk është problemi se nuk ka rrezikshmëri por nuk ka ndonjë avancim të jashtëzakonshëm. Edhe kjo 1 cm që thonë këtu mua më duket pak e ekzagjeruar”, tha arkitekti Doraci.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet