Çmimi 'Kadare' shkon në Kosovë

Çmimi për romanin më të mirë 'Kadare' shkon në Kosovë. Romani 'Profeti nga Praga' mori çmimin e parë prej 10 mijë Euro në ceremoninë e mbajtur gjatë ditëve kombëtare të Razmës, ku u zhvillua dhe një konferencë shkencore mbi raportin e letërsisë me kujtesën. Juria e eventit që përbëhej nga Bashkim Shehu, Yljet Alliçka, Mirela Oktrova, Ledia Dushi, Agim Baçi vendosi të premiojë romamin e shkrimtarit nga Gjilani. Finalistët ishin përveç tij: Viron Graçi '800 hapa larg Venerës', Arben Kastrati 'I dashuri ynë', Mimoza Ahmeti 'Tutori', Ardian Haxhaj 'Vegim', Brajan Sukaj 'Viti i Elefantit'. Fituesit e këtij çmimi më parë ishin Rudolf Marku me romanin 'Tre divorcet e Zotit Viktor N' dhe SHkelqim Cela me veprën 'Embriologji'.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet