''Çmimi më i lartë se jeta'', një tjetёr roman qё i kushtohet vajzave shqiptare

Pёr fansat dhe lexuesit e letёrsisё real-romantike dhe jo vetëm, njё tjetër roman qё u kushtohet femrave shqiptare tё periudhёs sё tranzicionit tё brishtё demokratik. Me kёnaqёsinё time tё rrallё pёr tё ndarё me ju emocionet dhe mesazhet e njё rrёfimi thellësisht rrëmbyes e shkumëzues. Pёr lexuesit e zellshёm, sinopsi i romanit:

Çmimimë i lartë se jeta: Viki, motra e fundit dhe më e bukura e familjes Azgani vjen në jetë pas tre motrave, ndërkohë që nëna e saj kërkonte ethshëm djalin e shtëpisë, mashkullin dhe trashëgimtarin që do të mbante konakun dhe sojin e fisit. Kjo lindje e padëshirueshme bëhet shkak që nëna të mos e shikojë foshnjën e sapoardhur në jetë si shqerrkën e shtëpisë, por si delen e zezë që i sjell fat e mbrapështi. Ndërkohë që ajo rritet e zbukurohet nën përkujdesjet e motrave dhe të atit, nëna e saj mban thellë-thellë të fshehur një damar mospajtimi dhe kundërshtimi ndaj së bijës, që me kalimin e viteve shndërrohet në shfaqje nervozizmi e sjelljesh të vrazhda. Vdekja e beftë e të atit bën që Viki të mbetet pa mbështetje e ngushëllime, e si pasojë, në mëshirë të fatit, e keqtrajtuar nga një nënë që s’e deshi që në lindjen e saj.

Varfëria dhe mungesat e shumta në familje, bëjnë që dy kushërinj të së ëmës të drejtojnë sytë nga Viki, që tashmë është një adoleshente e pashme, e hajthme dhe e lakmueshme për ata që synojnë të nxjerrin përfitime në forma e mënyra të pandershme. Me para e dredhi ata mashtrojnë nënën e tyre dhe në këmbim të një shpërblimi mujor e marrin në Itali me pretekstin e një pune të rregullt. Por gjithçka ndodh më pas është një zhgënjim i tmerrshëm, sepse përbindëshat e gjahut të butë e shfrytëzojnë vajzën e kushërirës për qëllime fitimprurëse seksuale trotuareve të vendit fqinjë. Deri kur vjen një ditë që e përdhunuara rebelohet dhe shkatërron rrjetin e trafikantëve, e më pas kthehet pranë familjes. Si do të jenë pas kësaj marrëdhëniet e saj me nënën dhe shoqërinë? Ajo vendos të hedhë pas të shkuarën e të vështrojë drejt së ardhmes…

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet