'Romeo e Xhuljeta'‘ bashkëpunimi shqiptaro-serb do të ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar

Shfaqja e përbashkët serbo shqiptare “Romeo e Xhulieta”, nga William Shakespeare, me regji të Predrag Miki Manojlloviq, do të shfaqet në skenën e Teatrit Kombëtar, në datat 7 dhe 8 qershor. Në këtë shfaqje interpretojnë aktorë si Uliks Fehmiu, Anita Manciq, Mensur Safçiu, Tristan Halilaj, Milica Janevski, Jovana Gavriloviq, Edona Reshitaj, Nikola Rakoceviq, Arta Selimi Nebojsa Glogovac, Faris Berisha, Goran Jevtiq, Armend Baloku, Natasa Tapuskoviq e Miki Manojlloviq.

Skenografin e ka realizuar Branko Hojnik, kostumografe është Zora Mojsiloviq ndërsa koreografe Sonja Vukiceviq. Për këtë shfaqje regjisori Predrag Miki Manojlloviq ka thënë, “kjo shfaqje nuk është refleks i mendimit politik por vepër e njerëzve që kanë talent, mend dhe guxim. Secili nga pjesëmarrësit e do kombin e vet dhe nuk e urren të huajin. Është gjë e madhe që rreth këtij projekti janë mbledhur artistët nga Beogradi dhe Prishtina duke bashëpunuar me zemër dhe fuqi të plotë”.

Sipas tij ngjarja e shfaqjes zhvillohet edhe në kohën e sotme, jo vetëm në Veronë, pra nuk i pasqyron ngjyrimet tona lokale. "Fjalët bazë të kësaj shfaqeje janë urrejtja, dashuria dhe gjuha si urë dhe murë. Mes popullit serb dhe atij shqiptar edhe me tej ka mos durime, konflikte, mosmarrëveshje dhe grindje. Përvojat e raporteve post konfliktuale mes ish republikave jugosllave tregon se kultura ka qenë ndër fushat e para ku është arritur që të kapërcehen barrierat, si ato territoriale ashtu edhe të raporteve ndër njerëzore. Shfaqja shpejtë dhe pa dhimbje ua hapi rrugën tolerancës dhe dialogut mes kulturave”, është shprehur edhe më tej regjizori.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet