“Oda Shqiptare”, nisma për promovimin e turizmit shqiptar

Nisma për promovimin e turizmit shqiptarë ka bërë bashkë figura të artit, kulturës biznesit e politikës. Ministri i Turizmit dhe i Mjedisit, Blendi Klosi, në eventin “Oda Shqiptare” shpalli krijimin e një rrjeti të blogerave shqiptarë për promovimin e turizmit për Shqipërinë.

"Jemi këtu për një qëllim shumë të thjeshtë: të bëhemi bashkë. Vendet me tradita turistike, e kanë një nga armët më të forta të promovimit të vlerave kombëtare, përmes emrave të njohur të vendeve të tyre. Kjo është ajo që duam të bëjmë të gjithë bashkë. Themelimin e rrjetit shqiptar të turizmit, nga Oda e traditave shqip".

Duke vlerësuar faktin se një klikim ka shumë herë më shumë efekt se dhjetra panaire, ministri i ftoi të gjithë që të shpërdnajnë në profilet e tyre fotot apo videot nga turizmi i vendit tonë.

"Një klikim i juaj, në profilet tuaja, i një fotoje, videoje apo share, nga bregdeti, Alpet, Tirana, Berati, Gjirokastra, natyra, gatimi apo histori Shqipërie, ka efektin e më shumë se dhjetra panaireve, takimeve zyrtare apo parave të shpenzuara për promovim. Kjo është një e mirë që ju mund t'ja bëni Shqipërisë, turizmit shqiptar".

Përgjatë mbrëmjes u transmetuar materiale promovuese për Shqipërinë ndërsa eventi u mbyll me dhënien e çmimeve të mirënjohjes për kontributin e tyre ndaj vendit, sopranos së mirënjohur Inva Mula, instrumentistit virtuoz Olen Cezari si dhe Mario Dedivanovic- artistit të make -up, mjaft të njohur në Amerikë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet