100 vjet Prenk Jakova: TKOB, 2017 viti kompozitorit
Opera del në turne pas 35 vitesh: La Traviata, në Shkodër

Në kalendarin artistik 2017 Teatri kombëtar i operas dhe baletit kujton 100 vjetorin e lindjes së kompozitorit të madh Prenk Jakova. Viti 2017 konsiderohet një nga vitet më të rëndësishëm të historisë së artit operistik shqiptar. "Për herë të parë teatri zhvendoset për të realizuar kalendarin e tij në teatro dhe skena të tjera", tha Drejtorja e tij Zana Cela. Shfaqja e parë e sezonit të ri përkon edhe me nisjen e turit artistik “Koncerti”, i dirigjentit Ermir Krantja, në sallën e Katedrales së Kishës Ortodokse. Mbrëmjen e së hënës ka çelur rrugën e “Operas Tour” nëpër qytete dhe skena të tjera në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni. Gjithashtu do të jenë premierë koncertet gala që do të organizohen me rastin e Preng Jakovës, Çesk Zadesë dhe janë 4 koncerte të tilla. Këtë javë, më datë 9 dhe 10 mars do të jenë me operën “La Traviata” në qytetin e Shkodrës dhe ky është një moment për t’u shënuar, sepse opera del në turne për shfaqje operistike pas 35 vitesh.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet