Ismail Kadare, shkrimtar

13 romane në garë për Man Booker, mes tyre dhe Kadare

Shkrimtari shqiptar Ismail Kadare kandidat për herë të dytë në Man Booker. E përditshmja 'the Guardian', ka publikuar listën me 13 romane, nga Shqipëria, Kina dhe Argjentina, kandidate për çmimin prej £50,000 i cili do të ndahet mes autorit dhe përkthyesit të veprës në gjuhën angleze. Kadare është vlerësuar për herë të parë me çmimin Man Booker në vitin 2005. Këtë vit ceremonia pritet të mbahet në Londër më 4 Korrik. Shkrimtarë të tjerë që konkurojnë janë: Mathias Enard, nën përkthimin e Charlotte Mandell, izraeliti David Grossman përkthyer nga Jessica Cohen, shkrimtari belg Stefan Hertmans, përkthyer nga David McKay, norvegjezi Roy Jacobsen përkthyer nga Don Bartlett, Jon Kalman Stefansson përkthyer nga Philip Roughton, etj.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet