20.000 ngjarje muzikore të ndaluara për shkak të Covid-19. 253 miliona $ dëme financiare

Mbi 20.000 ngjarje muzikore nga Janari deri në Mars, janë ndaluar ose riplanifikuar për të ardhmen në Kinë dhe Hong Kong me një humbje financiare prej 253 milion dollarësh, sipas të dhënave nga Shoqata Kineze e Performancës.

Me sëmundjen e cila ka prekur mbi 110 vende, shohim që edhe ngjarjet muzikore më të mëdha të vitit duket se po vuajnë nga koronavirusi. Madame X tour nga Madonna nuk do të zhvillohet për shkak të mbylljes së ambjenteve publike në Francë. Janë ndaluar edhe koncertet e Le Grand Rex në Paris të planifikuara në datat 10 dhe 11 Mars.

Reperi britanik Stormzy ka riprogramuar etapat e turneut të tij aziatik “Heavz is the head” për shkak të koronavirusit. Khalid ka ndryshuar datat e turit të tij, gjithashtu në kontinentin aziatik.

Carlos Santana nuk do të shkojë në Europë për koncertin “Miraculous 2020 World Tour”, pasi ambjentet ku ishte planifikuar të mbaheshin koncertet do të jenë të mbyllura. Fansat mund të rimbursojnë në pikat ku i kanë blerë të gjitha biletat.

Edhe grupi metal italian Lacuna Coil ka anulluar turin e tij në Azi dhe Australi. “Rajoni ynë i origjinës Lombardia dhe një pjesë e madhe e vendit janë mbyllur për shkak të koronavirusit”, lexohet në një njoftim të grupit në internet. “Shëndeti dhe siguria e të gjithëve është më kryesorja nga të gjitha”.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet