40 mumje të reja zbulohen në Egjipt. I përkasin familjeve të shtresave të mesme

Dyzet mumje të periudhës së vonshme janë zbuluar në Egjipt, pikërisht në zonën e quajtur Tuna në rajonin Minia në jug të kajros. Sipas informacionit publik të dhënë nga Ministri i Antikitetit, Khaled Al Anani, dhjetë prej mumjeve janë fëmijë.

“Zona është shumë e pasur me zbulime”, ka shtuar më tej ministi Anani. Zbulimi arkeologjik është vepër e një misioni rajonal i përbërë nga ekspertë qeveritarë nga Minia dhe Këshilli i Lartë Egjiptian i Antikitetit. Sipas ekspertëve, mumjet i përkasin një familjeje të shtresës së mesme, të cilët kanë jetuar në periudhën romake të hershme ose bizantine

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet