6000 vjet zbulim arkeologjik në qendër të stambollit. Rajoni i përket periudhës Neolitike

Arkeologët kanë zbuluar materiale të çmuara të periudhës Neolitike të cilat datojnë gati 6000 vjet më parë. Gjithçka është zbuluar teksa po punohej për një linjë të re metroje në qendër të stambollit. Struktura e rrumbullakët neolitike është një lloj varreze e zbuluar nga ekspertët e muzeut arkeologjik të stambollit gjatë punës për ndërtimin e stacionit të metrosë në distriktin Beshiktash. Sipas ekspertëve, zbulimi do të sjellë informacione të rëndësishme të cilat do të hedhin dritë mbi historinë e stambollit dhe gjirit të Bosforit.

Zbulimi u bë në qendër të qytetit dhe do të ndihmojë në gjetjen e të dhënave të historisë nga periudha 6500 vjet dhe deri në 3000 vjet para Krishtit. Itir Bayburluogu, njëra nga arkeologet thekson se “zbulimi do të na japë të dhëna mbi ardhjen e njeriut në zonën e ngushticës, si njëri nga rajonet më të vjetër dhe më të rëndësishëm në botë që lidh detin e Zi me detin Egje. Struktura e rrubmullakët është shumë e rëndësishme për të kuptuar mënyrën e ndërtesave të asaj kohe”, deklaron arkeologia.

Këto ndërtesa janë parë deri në epokën e hekurit dhe janë konsideruar si ndërtesa tipike të stilit të rajonit Thrace në veri-perëndim të turqisë. Në muajin Prill, në zonën fare afër zbulimit të tanishëm, teksa po punohej për hapjen e linjës së re të metrosë, ekspertët kërkuan vazhdimin e punimeve për zbulimin e rajonit arkeologjik.

Në të njëjtën kohë edhe banorët e distriktit kanë kërkuar që specialistët dhe arkeologët të vazhdojnë kërkimet e nisura. “Është fantastike të mendosh se po jeton në një zonë aq të pasur të periudhës neolitike”, thotl Kerem Ozulku, në distriktin Beshiktash.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet