$718 mijë për ditarin e John F. Kennedy

Ditari i presidentit të 35të të SHBAsë, John F. Kennedy, të cilin ai e ka mbajtur gjatë kohës së fundit të Luftës së Dytë Botërore, u shit në një ankand të hapur për 718 mijë dollarë. Lajmi është bërë publik në faqen zyrtare të qendrës së shitjeve me ankand, RR Auction. John F. Kennedy i cili punonte për gazetën “Hearst” në vitin 1945, ka mbajtur një ditar prej 61 faqesh gjatë detyrës së tij.Çmimi në hapjen e këtij ankandi ishte 200 mijë dollarë, ndërsa shitja e tij u realizua për shumën 718 mijë dollarë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet