''Teatrot në rrethe kanë vdekur. Zonja ministre tunduni se nuk jeni në rregull''

Një grup aktorësh kanë zhvilluar një takim me ministren e kulturës Mirela Kumbaron, në ambientet e kësaj ministrie. Aktorët kanë kërkuar që ky takim të zhvillohej në teatër. Një pjesë e aktorëve kanë takuar Kumbaron në ministri, ndërsa pjesa tjetër u mblodh në Teatrin Kombëtar. Ata kanë diskutuar për ligjin për artin dhe kulturën. Kumbaro ka sqaruar se ligji i ri synon decentralizimin si dhe realizimin e projekteve kulturore pa tendera. Zëri më i fushishëm në replikat me ministren ishte Bujar Asqeriu i cili u shpreh se teatrot tashmë kanë vdekur pasi në qytete nuk funksionon asnjëri prej tyre.

“Teatrot në rrethe kanë vdekur. Zonja ministre tunduni se nuk jeni në rregull. Teatrot në bashki kanë vdekur. Në teatrin e Fierit merrej uji me llastik nga lokali për të larë fytyrën zonja ministre. Jam shumë i qetë. Jam 40 vjet aktor. 140 role. Jam pedagog në Shqipëri dhe në Maqedoni zonja ministre. Unë flas se dua Shqipërinë, dua teatrin, e kam lidhur jetën me teatrin. Kam mbetur 14 vjeç jetim pa nënë dhe baba. Vetëm Zotin kam, asnjë tjetër në këtë botë. E kam ndërtuar me thonj dhe gjak jetën time”.

Ndërkohë nga ana tjetër disa prej aktorëve të mbledhur në Tetarin Kombëtar, janë shprehur se ata të cilët kanë shkuar në takim në ministri me Kumbaren nuk përfaqësojnë aktorët.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

1 Komentet

  1. Child Eagle   e Premte 16 Shkurt, 2018

    nuk ia ndjen njeriu per teatrot, as per artin a artistet...halli asht me marr tendera ndertimi per objekte te reja, ose ndertimi nga biznese dhe marrja me koncesjon pastaj, domethan privatizim i teatrove.