Ambasadorja amerikane Yuri Kim: 'Gratë shqiptare meritojnë falënderime dhe respekt'

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ka uruar sot gratë shqiptare me rastin e 8 marsit, Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

“Gratë shqiptare meritojnë falënderime dhe respekt për gjithçka që ato bëjnë për familjet e tyre, vendin e tyre dhe botën tonë”, shprehet ambasadorja Kim në urimin e saj. Unë e ndaj vendosmërinë tuaj për të bërë një ndryshim pozitiv, në Ditën Ndërkombëtare të Grave”, tha ajo.

Po ashtu, ambasadorja Kim bashkë me urimin për gratë shqiptare postoi dhe deklaratën e Departamentit të Shtetit Amerikan.

“Më 8 Mars, ne shënojmë Ditën Ndërkombëtare të Gruas dhe festojmë gra dhe vajza në të gjithë globin. Shtetet e Bashkuara mbështesin një botë në të cilën gratë dhe vajzat janë të lira të realizojnë potencialin e tyre të plotë dhe të jetojnë me dinjitet së bashku me familjet, komunitetet dhe vendet e tyre”, thuhet në deklaratë e DASH.

Author
Doriana Metollari

Doriana Metollari, është gazetare dhe Editore e platformes informative online Hermesnews.al, themeluar në Itali në vitin 2006. Ka menaxhuar dhe disa gazeta të tjera online po në Itali, një prej tyre dhe në bashkëpunimin me kompaninë 'Edizioni Vivere' në Le Marche. Ajo ka drejtuar po ashtu projekte për Bashkimin Europian dhe për OKBnë në fushën e të drejtave, kulturës, teknologjisë dhe gazetarisë. Libri i saj i parë 'G-online' është një manual bazë për komunikimin online, gazetarinë dhe mediat sociale.

Shkruaj një koment

0 Komentet