Arka e Noas mund të jetë në malin Ararat në Turqi. Specialistët nisin kërkimet

Një akademik ka rinisur sërisht studimet e tij në lidhje me Arkën e Noas e cila ndodhet në malin Ararat në Turqi. Profesor Paul Esprante nga Kalifornia, ka nisur një hetim të thellë me shpresën e gjetjes së varkës biblike, e cila është bërë subjekt i kërkimeve për shekuj me radhë. Pasi mbërriti në Turqi, ai thekson se “ideja e kërkimit të tij është të studiojë malin cep më cep në mënyrë që të gjejë shenjat e apokalipsit që ndodhin në të kaluarën”.

“Unë mendoj se një studim i saktë dhe shumë rigoroz nevojitet në këtë zonë dhe unë kam shumë dëshirë të bashkëpunoj për këtë zbulim. Ne kemi mundësitë teknike dhe mund të bashkëpunojmë me ekspertët lokalë”. Por profesori shton se edhe faktin se “në këtë moment është shumë herët të dihet se çfarë do të gjendet. Në momentin kur komuniteti shkencor të dijë se ku ndodhet arka, në do të vemë publikisht materialin për të gjithë të interesuarit”, ka nënvizuar profesor Esprante. Ai këtë deklaratë e ka bëri gjatë një mbledhjeje tre ditore me mbi 100 akademikë që po zhvillohet në rajon, pikërisht për gjetjen e arkës.

Historia e arkës së Noas është përmendur në Judaizëm, Krishtërim dhe Islam. Tregohet në të se si Zoti e njoftoi Noan për përmbytjen që do t’i bënte botës duke e urdhëruar atë të ndërtonte një varkë gjigande për të mbajtur gjallë familjen e tij dhe nga një çift kafshësh dhe të çdo gjallese. Të dhënat historike sugjerojnë se përmbytja ndodhi dhe se Noah e ndërtoi arkën. Nga ana tjetër, arka mendohet se ka ndaluar në malin Ararat në Turqi në provincën Agri. Sipas një profecie biblike në lidhje me vendndodhej e arkës në malin Ararat, imazhet e kryera në kohët moderne tregojnë se një objekt gjigand i gjetur në këtë rajon duket se është pjesë e një anijeje të madhe.  

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet