Arkeologët në Egjipt zbulojnë mesazhet nga përtej jetës

Një varrezë tepër e vjetër e cila përmban me dhjetëra qefinë guri është zbuluar në Egjipt. Zona e cila ndodhet në afërsi të qytetit Minya në jug të kajros është mbi 2000 vjeçare dhe pritet nga specialistët dhe arkeologët përgjegjës të dalë në dritë pas gati pesë ditësh. Ministri i antikitetit Khaled al-Enanz ka thënë në një informacion se “zona përmban 40 arkivole, bizhuteri dhe maska të arta”. Ministri shton se në varrezë janë vendosur persona të cilët datojnë nga koha e faraonëve deri në erën e Ptolemeut të hershëm, gati 300 vjet para erës së re. “Ky është vetëm fillimi i një zbulimi të madh”, ka deklaruar ministri për median. “Ne shumë shpejt do të jemi gati të nxjerrim në dritë një zbulim arkeologjik fantastik në Egjipt”.

Mostafa Waziri, drejtor i grupit të arkeologëve, thekson se 8 varreza janë gjetur gjatë tre muajve dhe ai shpreson se shumë të tjera do të zbulohen. “Puna ka nisur që prej pesë vjetësh, ndërkohë që do të zbulohen të gjitha mumjet e vendosura në varrezë”. Waziri ka shtuar se shumë prej varreve dhe materialeve shumë të hershme i përkasin priftërinjve në kohën e egjiptit të zotit Thoth.

Katër statuja prej guri të ruajtura në gjendje shumë të mire, të cilat janë gdhendur për t’u njohur si katër djemtë e zotit Horus janë gjendur po në të njëjtën zonë. “Ato vazhdojnë të kenë organet e tyre të mumifikuara dhe në gjendje të mirë. Statujat janë zbukuruar me hieroglife duke treguar emrin dhe pozicionin e vetes si dhe mesazhe nga jeta e përtejme.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet