Arkeologët zbulojnë 600 varreza antike në qendër të kinës

Arkeologët kanë zbuluar më tepër se 600 varreza antike në afërsi të bregut të Lumit të Verdhë me mbi 2 mijë kulte dhe materiale të çmuara. “Gati gjysma e varrezës mendohet të datojë në kohën e periudhës së krijimit të shteteve në vitet 475-221 para Erës së Re”, sipas Zheng Lichao, shef i institutit të arekologjisë kulturës dhe relikteve në Sanmenxia.

Arkeologët kanë arritur të bëjnë zbulimin e varrezave në një fshat në afërsi të Sanmenxia në provincën Henan, teksa ishin duke bërë kërkime për pastrimin dhe zbulimin e një zone të vjetër banimi në rajon.

Mbi 2.030 materiale të çmuaria si zbukurime ari dhe argjenti, vazo dhe kazane bronxi, zbukurime me gurë si dhe një grup me materiale të cilat datojnë mbi 2.000 vjet më parë së bashku me dy poçe në formën e mjelmës të cilat mbanin një lëng të padëmtuar, janë gjetur nga grupi i arkeologëve.

E ndodhur përmes Xi’an dhe Luoyang, dy kryeqytetet antike më të njohura dhe më të famshme në historinë e kinës, Sanmenxia është përdorur si zonë ushtarake dhe nyje trafiku e rëndësishme. Ekspertët besojnë se zbulimi mund të nxjerrë informacione shumë të rëndësishme për evoluimin e varrezave në zonën Sanmenxia dhe të hedhë dritë mbi këto zbulime ndaj fuqive në qendër të vendit.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet