Arnold Schwarzenegger operohet në zemër

Arnold Schwarzenegger, yll kinemaje dhe ish guvernator në Kaliforni, i njohur për filmat e tij të shumtë, doli sot nga spitali, pas një operacioni të suksesshëm në zemër, gjatë të cilit mjekët i ndërruan një valvul pulmonike në zemër. Aktori i ishte nënshtruar këtij operacioni dhe më herët në vitin 1997, gjatë një defekti kongjenital kardiak. Schwarzenegger tha atëhere se operacioni nuk kishte lidhje me përdorimin e steroideve kur ai merrej me bodybuilding. Schëarzenegger u bë i famshëm me rolet e tij në filmat “Terminator” dhe “Total Recall”. Ai iu fut politikës në vitin 2003 dhe u zgjodh guvernator i Kalifornisë për dy mandate.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet