Bob Dylan Nobel në letërsi, nuk bëhet i gjallë

Thuajse 24 orë pas dhënies së çmimit Nobel në Letërsi kantautorit amerikan Bob Dylan, Akademia suedeze nuk ka komunikuar ende me këtë superstar, i cili po zhvillon një tur koncertor. “Akademia ka biseduar me menaxherin e Dylan gjithashtu drejtues i turit të tij muzikor”, sqaroi për median kancelari i saj, Odd Zschiedrich. ”Por, nuk kemi mundur të zhvillojnë asnjë bisedë me fituesin”, theksoi ai. Bob Dylan dha dje një koncert në Las Vegas ku sipas gazetarëve që ishin të pranishëm, ai nuk përmendi për asnjë rast Nobelin në Letërsi, i përqëndruar tërësisht tek notat muzikore. Në vitin 1964 filozofi dhe shkrimtari francez, Jean-Paul Sartre e refuzoi këtë çmim.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet