Bond, James Bond… aktorët dhe titulli i kapitullit të ri njoftohen nesër

Aktorët dhe titulli i kapitullit të ri të serisë së famshme “James Bond” do të publikohet nesër, gjatë një evenimenti të transmetuar drejtpërdrejtë në internet, njoftoi sot kompania “Universal”.

Ky eveniment do të zhvillohet drejtpërdrejtë që nga një vend ikonik i sagës së 007 dhe i aksesueshëm në internet që nga ora 12:10 GMT.

Fansat janë të ftuar të bëjnë pyetjet e tyre në lidhje me kapitullin e 25-të të aventurave të spiunit britanik në rrjetet sociale, duke përdorur hashtagun #BOND25.

Këtyre pyetjeve do t’i përgjigjet ekipi i filmit gjatë konferencës për shtyp.

Daniel Craig, 51 vjeç, do të veshë kostumin e agjentit të madhërisë së saj për herën e pestë. Megjithatë, aktori britanik kishte njoftuar në vitin 2017 se kjo do të ishte pa dyshim hera e fundit.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet